Posts

Selin dhe Gimbo zbulojnë vendin ku kaluan natën e parë… dhe përgjigjja do ju habisë! (Video)

Image
Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit. Së fundmi, gjatë një interviste në afterparty, ajo u shfaq së bashku me Gimbos, ku nuk munguan momentet spontane dhe deklaratat që tërhoqën vëmendjen e publikut. E pyetur nga gazetarja se ku e kishin kaluar natën, fillimisht Gimbo u mundua ta kalonte me humor situatën, duke u shprehur: “Kemi shtëpia gjithkund…”. Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura, por nuk mbaroi me kaq. Ishte vetë Selin ajo që vendosi të tregojë të vërtetën, duke zbuluar se natën e kishin kaluar në Kaninë, duke i dhënë fund aludimeve se mund të kishin qëndruar në hotel. Deklarata e tyre është bërë virale në rrjet, ndërsa fansat po reagojnë me komente të shumta për sinqeritetin dhe spontanitetin e dyshes. Selin dhe Gimbo zbulojnë vendin ku kaluan natën e parë… dhe përgjigjja do ju habisë! (Video)

Ndahet nga jeta këngëtari i madh në moshën 47 vjeçare nga sëmundja e rëndë (foto)

Image
Këngëtari i grupit të njohur rock “3 Doors Down”, Brad Arnold, ka ndërruar jetë të shtunën (7 shkurt), në moshën 47-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesit e tij, të cilët bënë të ditur se Arnold vdiq paqësisht në gjumë, pas një beteje me kancerin e veshkave. Sipas njoftimit zyrtar, ai ishte i rrethuar nga bashkëshortja e tij Jennifer dhe familja, ndërsa anëtarët e grupit u shprehën të shkatërruar nga humbja. Pak kohë më parë, Arnold kishte shkruar në rrjetet sociale: “I shërbejmë një Zoti të gjithëfuqishëm, i cili mund të kapërcejë gjithçka. Prandaj nuk kam frikë. Me të vërtetë, sinqerisht, nuk kam aspak frikë”. Në një postim në Facebook, anëtarët e “3 Doors Down” e përshkruan Arnoldin si një figurë kyçe në historinë e grupit: “Si anëtar themelues, këngëtar dhe baterist i parë i 3 Doors Down, Brad ndihmoi në ripërcaktimin e rock-ut mainstream, duke kombinuar stilin post-grunge me këngë emocionalisht të drejtpërdrejta dhe tekste që preknin përvojat e përditshme t...

Kushtetuesja votoi kundër Ballukut/ Çfarë ndodhi me Ramën tek Kryeministria

Image
Gjykata Kushtetuese e zbuloi vendimmarrjen të premten vonë, duke mbajtur në ankth për orë të tëra qeverinë, Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të cilët një pjesë të ditës e kanë kaluar në Kryeministri. Pas mbledhjes së qeverisë paraditen e së premtes, Edi Rama nuk është larguar nga zyra e tij, ndërkohë që zv/kryeministrja pas një lëvizje të shkurtër është kthyer sërish në godinën e qeverisë në orët e vona të drekës. Por ndërsa mendohej se të dy do të prisnin aty vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zgjatja e mbledhjes përtej parashikimeve deri në mbrëmje vonë, duket se ka bërë që të dy të lënë zyrat respektive pasdite dhe lajmin ta presin në banesat e tyre. Ndryshe nga pjesa më e madhe e ditës, në momentin e shpalljes së vendimit rreth orës 22:00, godina qendrore e qeverisë ka qenë e boshatisur, dritat kanë qenë të fikura.

Ligji i ri grek për emigrantët/ Çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare?

Image
Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur së fundmi një projektligj që synon modernizimin e sistemit të lejeve të qëndrimit dhe reduktimin e burokracisë. Gazetarja shqiptare Nilda Baxha, e cila jeton në Athinë, ka hedhur dritë mbi zhvillimet e fundit rreth projektligjit të ri. Ky ligj, i cili synon të rregullojë mungesën e fuqisë punëtore dhe të reduktojë burokracinë, po pritet me nota të forta kritike nga përfaqësuesit e emigrantëve. Sipas Baxhës, ky është një moment historik, pasi për herë të parë në debate parlamentare u përfshinë zëra direkt nga komuniteti. “Javën e kaluar është zhvilluar një debat mjaft i rëndësishëm. Ishte hera e parë që morën pjesë dhe përfaqësues nga Forumi Grek i Emigrantëve. Ne shqiptarët u përfaqësuam nga Rovena Xhori dhe Alda Shashati,” raporton gazetarja. Baxha e krahasoi projektligjin e ri me “thërrime”. “Personalisht më kujton ato thërrimet që u hidhen pëllumbave për t’i mbajtur afër. Historia jonë 35-vjeçare e emigracionit ka kaluar nëpër...

E rende ne bbv , pak para primet

Image
Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë arritur kulmin gjatë ditës së sotme, ku debatet mes banorëve janë kthyer në përplasje të forta verbale dhe emocionale. Rogerti, i cili njihet per deklaratat e forta, ka qenë në qendër të disa konflikteve radhazi, fillimisht me Artanin, më pas me Selin, Krusitën dhe Baby G. Megjithatë, situata është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë debatit me Stenaldon, i cili rezultoi edhe më i rëndë nga te gjitha te tjerat. Gjatë përplasjes, Rogerti ka përdorur një gjuhë fyese, duke iu drejtuar Stenaldos me fjalë të rënda dhe duke iu referuar verbërisë së tij me shprehjen: “Ty të ka dënuar Zoti”. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta dhe ka kaluar kufijtë e një debati normal televiziv. Stenaldo, i cili deri tani është përpjekur të ruajë qetësinë në përballjet brenda shtëpisë, duket se këtë herë nuk e ka përballuar dot situatën. I provokuar nga fjalët ofenduese, ai ka reaguar në mënyrë të papritur duke e shtyrë Rogertin në fytyrë. Ngjarja ka tronditur...

Dridhet toka, tërmeti i fuqishëm godet vendin

Image
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Irani Jugor në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 1 shkurt 2026, në orën 05:11 UTC (08:11 sipas orës lokale). Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në koordinatat 27.399° N / 52.650° E, me një thellësi prej 10 kilometrash, çka e bën tërmetin të ndjehet më qartë në sipërfaqe. Epiqendra ndodhej rreth 29 kilometra në jugperëndim të qytetit Mohr, në Iran, dhe 243 kilometra në verilindje të Manamës, kryeqytetit të Bahreinit. Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të Iranit jugor dhe, sipas raportimeve fillestare, edhe në pjesë të rajonit përreth Gjirit Persik. Deri në këto momente nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, por autoritetet lokale janë në monitorim të situatës dhe pritet një bilanc më i detajuar në orët në vijim. Irani ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe tërmete të kësaj magnitude janë relativisht të shpeshta, megjithatë autoritetet u bëjnë thirrje qyteta...

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet drejtoresha e Mirela Kumbaros, ja arsyeja

Image
​Një zhvillim i bujshëm ka tronditur administratën publike dhe mjedisin politik në Shqipëri. Arta Dollani , një figurë kyçe e besuar e ministres Mirela Kumbaro, është vënë nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" . Ky vendim vjen pas një hetimi intensiv të Prokurorisë së Durrësit lidhur me skandalin e mbetjeve të kompanisë Kurum. ​ Pse u arrestua Arta Dollani? ​Dollani, e cila aktualisht mbante postin e rëndësishëm si Drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar , akuzohet për periudhën kur drejtonte Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM) . ​Sipas burimeve zyrtare nga organi i akuzës, shkeljet lidhen me: ​ Mungesën e kontrollit mbi mbetjet teknologjike: Dyshimet për lejimin e lëvizjes së mbetjeve të rrezikshme pa kriteret e duhura ligjore. ​ Shpërdorim detyre: Neglizhenca në zbatimin e protokolleve mjedisore gjatë kohës që ishte në krye të AKM-së. ​ Lidhja me Mirela Kumbaron dhe Postet e larta ​Ajo që e bën këtë çështje me interes të lartë publik është fakti se A...

Te gjithe sy e veshe nga MOTI! Flet sinoptikania

Image
Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja, ka dhënë detaje mbi situatën aktuale dhe parashikimin e motit në vend, duke theksuar se kushtet atmosferike vijojnë të jenë tipike për muajin janar, pavarësisht se ndodhemi në shkurt. “Edhe pse jemi në shkurt, moti vazhdon të sillet si në janar. Mëngjesi i sotëm ka shënuar temperatura deri në -2 gradë, me reshje në zonat verilindore dhe -1 gradë në Qarkun e Korçës”, u shpreh Porja. Ajo theksoi se ndryshe nga vitet e tjera, kur shkurti konsiderohet zakonisht muaj i thatë, këtë vit pritet të jetë më i lagësht dhe me temperatura relativisht më të larta. Sipas sinoptikanes, java do të karakterizohet nga paqëndrueshmëri. “Sot do të ketë vetëm momente me reshje të pakta, ndërsa dita e martë dhe e mërkurë do të sjellin një ndërprerje të reshjeve. Në pjesën e dytë të javës pritet ndryshim i kushteve të motit, me të mërkurën që do të jetë dukshëm më e ngrohtë”, shtoi Porja.

Bashkimi historik i shqiptarëve? Ngjela hedh idenë e një federate me katër shtete

Image
🇦🇱 Bashkimi historik i shqiptarëve? Ngjela hedh idenë e një federate me katër shtete Avokati Spartak Ngjela ka rikthyer në debat një ide të madhe dhe të ndjeshme: federatën shqiptare. Në një analizë të tij, ai argumenton se rrjedha historike po lëviz në favor të shqiptarisë dhe se, pas Shqipërisë (1913) dhe Kosovës (2008), çështja e radhës mbetet Çamëria. Sipas Ngjelës, pas formimit të një shteti të tretë shqiptar, do të hapej rruga për një bashkim federativ mes:  • Shqipërisë  • Kosovës  • Çamërisë  • Maqedonisë së Veriut Një federatë e tillë, thotë ai, do të përfaqësonte mbi 9 milionë shqiptarë dhe do të kishte peshë të re gjeopolitike në Ballkan, veçanërisht në raport me SHBA-të. 🧠 Ide e madhe, por pyetjet janë po aq të mëdha:  • A ka terren real politik sot për një federatë të tillë?  • A janë kushtet ndërkombëtare dhe rajonale gati?  • Dhe më e rëndësishmja: a ekziston uniteti i brendshëm shqiptar për ta çuar deri në fund një projekt kaq ambici...

MEDIA GREKE: Brezi i ri i grave shqiptare nuk është më si ai që erdhi në ‘90: Mësoni arsyen pse

Image
Brezi i ri i grave shqiptare nuk është më siç i kujtonim, shkruan mesia greke ku pretendon se vajzat e reja shqiptare qě po rriten në Greqi ushqehen mirë, vishen mirë fhe ekspozohen si vajzat e perëndimit, dhe me bukurinë e tyre tundojnë meshkujt (VIDEO) “Ato nuk kanë asnjë lidhje me nënat e tyre që kishin ardhur në Greqi dhe në vende të tjera, të vuajtura dhe të rraskapitura nga një regjim totalitar si ai komunist, dhe kërkonin, së bashku me bashkëshortët e tyre, të krijonin një jetë më të mirë në dhe të huaj. Pavarësisht se sa të këqija ishin gënjeshtrat, ata ia dolën mbanë: Ata arritën të bëheshin pjesë e klasës së mesme kudo që shkuan, ndërsa vetë Shqipëria nuk ka asnjë ngjashmëri me shtetin e dështuar të viteve ’90. Sigurisht, vajzat e tyre lindën në mjedise të favorshme me ushqim të mirë dhe një jetë të rehatshme, të ushqyera me stilin perëndimor të jetesës, dhe tani ato “tiranizojnë” edhe popullsinë mashkullore pasi janë gra shumë të bukura që janë mësuar edhe me kodin aktual të...

Ndryshime në Institutin e Ndërtimit, ikje dhe zevendesime

Image
Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa. Lajmin e ikjes se Artan Shkrelit dhe emerimin e ri, e ka ndarë në rrjetet sociale zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila i ka uruar suksese në këtë detyrë dhe sfidë të re. “Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan zëvendëskryeministrja. Më herët, Shkrepa ishte një nga kandidatet më të reja për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet.

Ndryshimi i pagave në administratë për 5 kategori, zbardhet vendimi, rritje nga 1 mijë deri 10 mijë lekë

Image
Lajm i mirë për mijëra punonjës të administratës publike. Pas shumë diskutimesh, vendimi për strukturën e re të pagave është zbardhur përfundimisht, duke sjellë ndryshime të rëndësishme financiare për buxhetin e familjeve shqiptare. Qeveria ka miratuar rritjen që prek drejtpërdrejt 5 kategori kryesore të nëpunësve. Ky vendim vjen si pjesë e paketës për reformën në administratë dhe përballimin e inflacionit. SPACE FOR ADVERTISEMENT Cilat janë 5 Kategoritë që Përfitojnë? Sipas vendimit të fundit, ndryshimi i pagave nuk është uniform, por vjen i shkallëzuar në bazë të pozicionit dhe vjetërsisë. Kategoritë prioritare në këtë rritje janë: ✅ Specialistët e Nivelit të Lartë: Përfitojnë rritje për shkak të kualifikimit. ✅ Përgjegjësit e Sektorëve: Rritje e bazuar në menaxhimin e stafeve. ✅ Drejtorët e Drejtorive: Ndryshim në koeficientin e pagës bruto. ✅ Punonjësit Mbështetës (Administrata e Ulët): Rritje për të garantuar p...

S’ka më falas, Italia e bën me lek, preken edhe shqiptarët

Image
Duke filluar nga ora 9 e mëngjesit sipas orës lokale, do të hyjë në fuqi një biletë prej dy eurosh për turistët që dëshirojnë të vizitojnë Shatërvanin historik Trevi në Romë, i njohur edhe si Qyteti i Përjetshëm. Ky eshte nje nga shatervanet me te vizituar edhe nga turistet shqiptare qe shkojne per here te pare ne Rome. Në thelb, kjo është pika nga e cila të gjithë zakonisht bëjnë foto ose hedhin monedhën tradicionale në Shatërvan. Bileta, sipas një vendimi të bashkisë së Romës, është e vlefshme për vizitorët e huaj dhe vendas. Përjashtohen qytetarët e lindur në kryeqytetin italian, fëmijët deri në gjashtë vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe guidat turistike. Turistët do të jenë në gjendje të paguajnë për biletën në vend, me kartë bankare, në dyqane të autorizuara ose të rezervojnë online. Qëllimi i kësaj mase të re është të kufizojë turizmin e tepërt në këtë shatërvan historik (deri më tani, vizitorët arrinin një mesatare prej 30,000 në ditë) dhe të rrisë arkën bashkiake me 8.5 ...

Mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, reshje shiu dhe bore në zonat malore

Image
Instituti i Gjeoshkencave njofton për situatën meteorologjike për ditën e hënë, 2 shkurt 2026, ku vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu dhe temperatura relativisht të ulëta, veçanërisht në zonat malore. Sipas parashikimit të Instituti i Gjeoshkencave, reshjet do të jenë kryesisht të dobëta dhe do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. 🌧️ RESHJET Sot pasdite (e diel, 1 shkurt) dhe nesër (e hënë, 2 shkurt) priten reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 1000 metra, reshjet do të jenë në formë dëbore 🌡️ TEMPERATURAT Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për ditën e hënë pritet të jenë: Bregdeti: 7 – 12 °C Vendet e ulëta: 2 – 12 °C Vendet malore: -1 – 5 °C 🌬️ ERA Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, pa problematika të theksuara për qarkullimin apo aktivitetet e përditshme. Meteorologët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes në zonat malore, ku temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës mund të krijojnë vështirësi në ...

Fenomeni Mateo” trondit Big Brother VIP Albania – shifrat që askush nuk i besonte!

Image
Në vetëm 40 minuta votimi, Mateo ka bërë të pamundurën reale: 👉 3.5 herë më shumë vota se Selin, 👉 5 herë më shumë se Miri, një lojtar i fortë i shtëpisë, 👉 dhe plot 5.5 herë më shumë se Kristi. Shifra që flasin vetë dhe që po kthejnë Mateo-n në fenomenin e këtij edicioni. Edhe pse shumë nuk e besonin, realiteti është këtu: me mirësinë, qetësinë dhe sjelljen e pastër, ai ka fituar zemrat e publikut pa strategji të errëta apo konflikte artificiale. Në një lojë ku zakonisht fitojnë zërat e fortë dhe dramat, Mateo po tregon se respekti dhe karakteri vlejnë më shumë se çdo lojë tjetër. Dhe këto rezultate nuk janë thjesht opinion — janë fakte. 📊 Big Brother VIP Albania ka një emër që po rritet çdo ditë më shumë: Mateo. A është ky fituesi i heshtur i këtij sezoni? 👀🔥

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas rêndë artistin e njohur shqiptar

Image
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, ku ka mbetur i plagosur humoristi i njohur shkodran, Nexho Shabani. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh. është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, Nexho Shabani ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. JOQ

Bëhuni gati në 10 shkurt! Vjen njoftimi për shqiptarët per pronat

Image
Këtë javë qeveria mori vendimit për krijimin e kadastrës fiskale. Por çfarë do të thotë kjo për qytetarët? Nga data 10 shkurt të gjitha bashkitë do të nisin të regjistrojnë rreth 2. 5 milionë pasuri të patundshme të shqiptarëve, duke hedhur të dhënat në një regjistër elektronik. Ky proces do të shoqërohet edhe me të dhëna konkrete të pronës, mbi sipërfaqen, çmimet referencë të zonës, çmimin real të pronës, detyrimet e mundshme, përjashtimet nga taksat. Të gjitha këto të dhëna do të kryqëzohen me agjenci shtetërore, si OSHEE, Ujësjellës-Kanalizime etj., për të evidentuar sa më qartë pronat në vend. “Ky regjistër do të jetë digjital dhe çdo informacion për pronën do të jetë vetëm një klik larg. Pra jemi duke i lënë pas kërkimet për prona në mënyrë manuale, por tashmë do t’i kemi online të gjitha. Ky proces pune ka një qëllim, të zbatohet siç duhet taksa e pronës. Sot që flasim jo të gjitha pronat i nënshtrohet taksimit, pasi autoritete nuk kanë informacion. Madje në disa zona taksimi bëh...

5 Scientifically Proven Diets That Actually Work in 2026

Image
Every January, millions of people start a new diet, only to quit by February. The problem isn't willpower; it's the approach. Most "fad diets" are too restrictive and impossible to maintain long-term. ​However, science has consistently ranked certain eating patterns as superior for heart health, weight management, and longevity. If you are looking to transform your health this year without starving yourself, here are the top 5 diets recommended by experts. ​1. The Mediterranean Diet (Best Overall) For the seventh year in a row, the Mediterranean Diet has been voted the #1 best overall diet by health experts. It’s not just a diet; it’s a lifestyle based on the traditional foods of people in countries like Italy and Greece. ​What you eat: Plenty of fruits, vegetables, whole grains, olive oil, and fish. Moderate amounts of dairy and wine. Limited red meat. ​Why it works: It is rich in antioxidants and healthy fats, which lower the risk of heart disease and diabetes. ​B...

Albania’s Maritime Revolution: Durrës Yacht Marina Set to Transform Adriatic Tourism

Image
Albania’s Maritime Revolution: Durrës Yacht Marina Set to Transform Adriatic Tourism DURRËS, Albania — The coastal city of Durrës is undergoing a historic transformation as the "Durrës Yacht Marina" project moves into its primary development phase. This multi-billion dollar investment is officially repositioning Albania as a high-end destination in the Adriatic, attracting global investors and luxury travelers alike. A Strategic Hub for Mediterranean Cruises For decades, Durrës has been a traditional commercial port. However, the 2026 expansion focuses on a modern "Green Port" concept. By shifting heavy industrial operations to the new Porto Romano facility, the city center is making room for one of the largest yacht marinas in the Mediterranean, complete with luxury residences, international hotel brands, and premium retail districts. Economic Growth and Foreign Investment According to the Ministry of Tourism and Environment,...

Albanian Traditions in 2026: A Modern Take on Centuries-Old Customs

Image
Albanian Traditions in 2026: A Modern Take on Centuries-Old Customs Albania is a land where the past and the future coexist in harmony. Even in 2026, as the country embraces modern technology and global trends, its traditional customs remains the heartbeat of the society. From the world-famous Albanian weddings to the deep-rooted code of hospitality, these traditions continue to fascinate locals and the global diaspora alike. 1. The Modern Albanian Wedding: A Week of Celebration Albanian weddings are legendary for their scale and energy. Traditionally lasting an entire week, a modern wedding in 2026 still honors the "Dita e Nuses" (The Bride's Day) and "Dita e Dhëndrit" (The Groom's Day). While the venues have become more luxurious and the music often mixes traditional "Tallava" or "Folk" with modern pop, the core remains the same: a massive celebration of family and community. 2. The Symbolism of Traditional ...