Po lëvizte me biçikletë, makina përplas rêndë artistin e njohur shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, ku ka mbetur i plagosur humoristi i njohur shkodran, Nexho Shabani.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh. është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, Nexho Shabani ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. JOQ


Comments

Popular posts from this blog

Bëhuni gati në 10 shkurt! Vjen njoftimi për shqiptarët per pronat

Ligji i ri grek për emigrantët/ Çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare?

S’ka më falas, Italia e bën me lek, preken edhe shqiptarët