Posts

Selin dhe Gimbo zbulojnë vendin ku kaluan natën e parë… dhe përgjigjja do ju habisë! (Video)

Image
Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit. Së fundmi, gjatë një interviste në afterparty, ajo u shfaq së bashku me Gimbos, ku nuk munguan momentet spontane dhe deklaratat që tërhoqën vëmendjen e publikut. E pyetur nga gazetarja se ku e kishin kaluar natën, fillimisht Gimbo u mundua ta kalonte me humor situatën, duke u shprehur: “Kemi shtëpia gjithkund…”. Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura, por nuk mbaroi me kaq. Ishte vetë Selin ajo që vendosi të tregojë të vërtetën, duke zbuluar se natën e kishin kaluar në Kaninë, duke i dhënë fund aludimeve se mund të kishin qëndruar në hotel. Deklarata e tyre është bërë virale në rrjet, ndërsa fansat po reagojnë me komente të shumta për sinqeritetin dhe spontanitetin e dyshes. Selin dhe Gimbo zbulojnë vendin ku kaluan natën e parë… dhe përgjigjja do ju habisë! (Video)

Ndahet nga jeta këngëtari i madh në moshën 47 vjeçare nga sëmundja e rëndë (foto)

Image
Këngëtari i grupit të njohur rock “3 Doors Down”, Brad Arnold, ka ndërruar jetë të shtunën (7 shkurt), në moshën 47-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesit e tij, të cilët bënë të ditur se Arnold vdiq paqësisht në gjumë, pas një beteje me kancerin e veshkave. Sipas njoftimit zyrtar, ai ishte i rrethuar nga bashkëshortja e tij Jennifer dhe familja, ndërsa anëtarët e grupit u shprehën të shkatërruar nga humbja. Pak kohë më parë, Arnold kishte shkruar në rrjetet sociale: “I shërbejmë një Zoti të gjithëfuqishëm, i cili mund të kapërcejë gjithçka. Prandaj nuk kam frikë. Me të vërtetë, sinqerisht, nuk kam aspak frikë”. Në një postim në Facebook, anëtarët e “3 Doors Down” e përshkruan Arnoldin si një figurë kyçe në historinë e grupit: “Si anëtar themelues, këngëtar dhe baterist i parë i 3 Doors Down, Brad ndihmoi në ripërcaktimin e rock-ut mainstream, duke kombinuar stilin post-grunge me këngë emocionalisht të drejtpërdrejta dhe tekste që preknin përvojat e përditshme t...

Kushtetuesja votoi kundër Ballukut/ Çfarë ndodhi me Ramën tek Kryeministria

Image
Gjykata Kushtetuese e zbuloi vendimmarrjen të premten vonë, duke mbajtur në ankth për orë të tëra qeverinë, Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të cilët një pjesë të ditës e kanë kaluar në Kryeministri. Pas mbledhjes së qeverisë paraditen e së premtes, Edi Rama nuk është larguar nga zyra e tij, ndërkohë që zv/kryeministrja pas një lëvizje të shkurtër është kthyer sërish në godinën e qeverisë në orët e vona të drekës. Por ndërsa mendohej se të dy do të prisnin aty vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zgjatja e mbledhjes përtej parashikimeve deri në mbrëmje vonë, duket se ka bërë që të dy të lënë zyrat respektive pasdite dhe lajmin ta presin në banesat e tyre. Ndryshe nga pjesa më e madhe e ditës, në momentin e shpalljes së vendimit rreth orës 22:00, godina qendrore e qeverisë ka qenë e boshatisur, dritat kanë qenë të fikura.

Ligji i ri grek për emigrantët/ Çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare?

Image
Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur së fundmi një projektligj që synon modernizimin e sistemit të lejeve të qëndrimit dhe reduktimin e burokracisë. Gazetarja shqiptare Nilda Baxha, e cila jeton në Athinë, ka hedhur dritë mbi zhvillimet e fundit rreth projektligjit të ri. Ky ligj, i cili synon të rregullojë mungesën e fuqisë punëtore dhe të reduktojë burokracinë, po pritet me nota të forta kritike nga përfaqësuesit e emigrantëve. Sipas Baxhës, ky është një moment historik, pasi për herë të parë në debate parlamentare u përfshinë zëra direkt nga komuniteti. “Javën e kaluar është zhvilluar një debat mjaft i rëndësishëm. Ishte hera e parë që morën pjesë dhe përfaqësues nga Forumi Grek i Emigrantëve. Ne shqiptarët u përfaqësuam nga Rovena Xhori dhe Alda Shashati,” raporton gazetarja. Baxha e krahasoi projektligjin e ri me “thërrime”. “Personalisht më kujton ato thërrimet që u hidhen pëllumbave për t’i mbajtur afër. Historia jonë 35-vjeçare e emigracionit ka kaluar nëpër...

E rende ne bbv , pak para primet

Image
Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë arritur kulmin gjatë ditës së sotme, ku debatet mes banorëve janë kthyer në përplasje të forta verbale dhe emocionale. Rogerti, i cili njihet per deklaratat e forta, ka qenë në qendër të disa konflikteve radhazi, fillimisht me Artanin, më pas me Selin, Krusitën dhe Baby G. Megjithatë, situata është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë debatit me Stenaldon, i cili rezultoi edhe më i rëndë nga te gjitha te tjerat. Gjatë përplasjes, Rogerti ka përdorur një gjuhë fyese, duke iu drejtuar Stenaldos me fjalë të rënda dhe duke iu referuar verbërisë së tij me shprehjen: “Ty të ka dënuar Zoti”. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta dhe ka kaluar kufijtë e një debati normal televiziv. Stenaldo, i cili deri tani është përpjekur të ruajë qetësinë në përballjet brenda shtëpisë, duket se këtë herë nuk e ka përballuar dot situatën. I provokuar nga fjalët ofenduese, ai ka reaguar në mënyrë të papritur duke e shtyrë Rogertin në fytyrë. Ngjarja ka tronditur...

Dridhet toka, tërmeti i fuqishëm godet vendin

Image
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Irani Jugor në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 1 shkurt 2026, në orën 05:11 UTC (08:11 sipas orës lokale). Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në koordinatat 27.399° N / 52.650° E, me një thellësi prej 10 kilometrash, çka e bën tërmetin të ndjehet më qartë në sipërfaqe. Epiqendra ndodhej rreth 29 kilometra në jugperëndim të qytetit Mohr, në Iran, dhe 243 kilometra në verilindje të Manamës, kryeqytetit të Bahreinit. Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të Iranit jugor dhe, sipas raportimeve fillestare, edhe në pjesë të rajonit përreth Gjirit Persik. Deri në këto momente nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, por autoritetet lokale janë në monitorim të situatës dhe pritet një bilanc më i detajuar në orët në vijim. Irani ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe tërmete të kësaj magnitude janë relativisht të shpeshta, megjithatë autoritetet u bëjnë thirrje qyteta...

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet drejtoresha e Mirela Kumbaros, ja arsyeja

Image
​Një zhvillim i bujshëm ka tronditur administratën publike dhe mjedisin politik në Shqipëri. Arta Dollani , një figurë kyçe e besuar e ministres Mirela Kumbaro, është vënë nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" . Ky vendim vjen pas një hetimi intensiv të Prokurorisë së Durrësit lidhur me skandalin e mbetjeve të kompanisë Kurum. ​ Pse u arrestua Arta Dollani? ​Dollani, e cila aktualisht mbante postin e rëndësishëm si Drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar , akuzohet për periudhën kur drejtonte Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM) . ​Sipas burimeve zyrtare nga organi i akuzës, shkeljet lidhen me: ​ Mungesën e kontrollit mbi mbetjet teknologjike: Dyshimet për lejimin e lëvizjes së mbetjeve të rrezikshme pa kriteret e duhura ligjore. ​ Shpërdorim detyre: Neglizhenca në zbatimin e protokolleve mjedisore gjatë kohës që ishte në krye të AKM-së. ​ Lidhja me Mirela Kumbaron dhe Postet e larta ​Ajo që e bën këtë çështje me interes të lartë publik është fakti se A...