Posts

Te gjithe sy e veshe nga MOTI! Flet sinoptikania

Image
Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja, ka dhënë detaje mbi situatën aktuale dhe parashikimin e motit në vend, duke theksuar se kushtet atmosferike vijojnë të jenë tipike për muajin janar, pavarësisht se ndodhemi në shkurt. “Edhe pse jemi në shkurt, moti vazhdon të sillet si në janar. Mëngjesi i sotëm ka shënuar temperatura deri në -2 gradë, me reshje në zonat verilindore dhe -1 gradë në Qarkun e Korçës”, u shpreh Porja. Ajo theksoi se ndryshe nga vitet e tjera, kur shkurti konsiderohet zakonisht muaj i thatë, këtë vit pritet të jetë më i lagësht dhe me temperatura relativisht më të larta. Sipas sinoptikanes, java do të karakterizohet nga paqëndrueshmëri. “Sot do të ketë vetëm momente me reshje të pakta, ndërsa dita e martë dhe e mërkurë do të sjellin një ndërprerje të reshjeve. Në pjesën e dytë të javës pritet ndryshim i kushteve të motit, me të mërkurën që do të jetë dukshëm më e ngrohtë”, shtoi Porja.

Bashkimi historik i shqiptarëve? Ngjela hedh idenë e një federate me katër shtete

Image
🇦🇱 Bashkimi historik i shqiptarëve? Ngjela hedh idenë e një federate me katër shtete Avokati Spartak Ngjela ka rikthyer në debat një ide të madhe dhe të ndjeshme: federatën shqiptare. Në një analizë të tij, ai argumenton se rrjedha historike po lëviz në favor të shqiptarisë dhe se, pas Shqipërisë (1913) dhe Kosovës (2008), çështja e radhës mbetet Çamëria. Sipas Ngjelës, pas formimit të një shteti të tretë shqiptar, do të hapej rruga për një bashkim federativ mes:  • Shqipërisë  • Kosovës  • Çamërisë  • Maqedonisë së Veriut Një federatë e tillë, thotë ai, do të përfaqësonte mbi 9 milionë shqiptarë dhe do të kishte peshë të re gjeopolitike në Ballkan, veçanërisht në raport me SHBA-të. 🧠 Ide e madhe, por pyetjet janë po aq të mëdha:  • A ka terren real politik sot për një federatë të tillë?  • A janë kushtet ndërkombëtare dhe rajonale gati?  • Dhe më e rëndësishmja: a ekziston uniteti i brendshëm shqiptar për ta çuar deri në fund një projekt kaq ambici...

MEDIA GREKE: Brezi i ri i grave shqiptare nuk është më si ai që erdhi në ‘90: Mësoni arsyen pse

Image
Brezi i ri i grave shqiptare nuk është më siç i kujtonim, shkruan mesia greke ku pretendon se vajzat e reja shqiptare qě po rriten në Greqi ushqehen mirë, vishen mirë fhe ekspozohen si vajzat e perëndimit, dhe me bukurinë e tyre tundojnë meshkujt (VIDEO) “Ato nuk kanë asnjë lidhje me nënat e tyre që kishin ardhur në Greqi dhe në vende të tjera, të vuajtura dhe të rraskapitura nga një regjim totalitar si ai komunist, dhe kërkonin, së bashku me bashkëshortët e tyre, të krijonin një jetë më të mirë në dhe të huaj. Pavarësisht se sa të këqija ishin gënjeshtrat, ata ia dolën mbanë: Ata arritën të bëheshin pjesë e klasës së mesme kudo që shkuan, ndërsa vetë Shqipëria nuk ka asnjë ngjashmëri me shtetin e dështuar të viteve ’90. Sigurisht, vajzat e tyre lindën në mjedise të favorshme me ushqim të mirë dhe një jetë të rehatshme, të ushqyera me stilin perëndimor të jetesës, dhe tani ato “tiranizojnë” edhe popullsinë mashkullore pasi janë gra shumë të bukura që janë mësuar edhe me kodin aktual të...

Ndryshime në Institutin e Ndërtimit, ikje dhe zevendesime

Image
Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa. Lajmin e ikjes se Artan Shkrelit dhe emerimin e ri, e ka ndarë në rrjetet sociale zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila i ka uruar suksese në këtë detyrë dhe sfidë të re. “Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan zëvendëskryeministrja. Më herët, Shkrepa ishte një nga kandidatet më të reja për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet.

Ndryshimi i pagave në administratë për 5 kategori, zbardhet vendimi, rritje nga 1 mijë deri 10 mijë lekë

Image
Lajm i mirë për mijëra punonjës të administratës publike. Pas shumë diskutimesh, vendimi për strukturën e re të pagave është zbardhur përfundimisht, duke sjellë ndryshime të rëndësishme financiare për buxhetin e familjeve shqiptare. Qeveria ka miratuar rritjen që prek drejtpërdrejt 5 kategori kryesore të nëpunësve. Ky vendim vjen si pjesë e paketës për reformën në administratë dhe përballimin e inflacionit. SPACE FOR ADVERTISEMENT Cilat janë 5 Kategoritë që Përfitojnë? Sipas vendimit të fundit, ndryshimi i pagave nuk është uniform, por vjen i shkallëzuar në bazë të pozicionit dhe vjetërsisë. Kategoritë prioritare në këtë rritje janë: ✅ Specialistët e Nivelit të Lartë: Përfitojnë rritje për shkak të kualifikimit. ✅ Përgjegjësit e Sektorëve: Rritje e bazuar në menaxhimin e stafeve. ✅ Drejtorët e Drejtorive: Ndryshim në koeficientin e pagës bruto. ✅ Punonjësit Mbështetës (Administrata e Ulët): Rritje për të garantuar p...

S’ka më falas, Italia e bën me lek, preken edhe shqiptarët

Image
Duke filluar nga ora 9 e mëngjesit sipas orës lokale, do të hyjë në fuqi një biletë prej dy eurosh për turistët që dëshirojnë të vizitojnë Shatërvanin historik Trevi në Romë, i njohur edhe si Qyteti i Përjetshëm. Ky eshte nje nga shatervanet me te vizituar edhe nga turistet shqiptare qe shkojne per here te pare ne Rome. Në thelb, kjo është pika nga e cila të gjithë zakonisht bëjnë foto ose hedhin monedhën tradicionale në Shatërvan. Bileta, sipas një vendimi të bashkisë së Romës, është e vlefshme për vizitorët e huaj dhe vendas. Përjashtohen qytetarët e lindur në kryeqytetin italian, fëmijët deri në gjashtë vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe guidat turistike. Turistët do të jenë në gjendje të paguajnë për biletën në vend, me kartë bankare, në dyqane të autorizuara ose të rezervojnë online. Qëllimi i kësaj mase të re është të kufizojë turizmin e tepërt në këtë shatërvan historik (deri më tani, vizitorët arrinin një mesatare prej 30,000 në ditë) dhe të rrisë arkën bashkiake me 8.5 ...

Mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, reshje shiu dhe bore në zonat malore

Image
Instituti i Gjeoshkencave njofton për situatën meteorologjike për ditën e hënë, 2 shkurt 2026, ku vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu dhe temperatura relativisht të ulëta, veçanërisht në zonat malore. Sipas parashikimit të Instituti i Gjeoshkencave, reshjet do të jenë kryesisht të dobëta dhe do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. 🌧️ RESHJET Sot pasdite (e diel, 1 shkurt) dhe nesër (e hënë, 2 shkurt) priten reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 1000 metra, reshjet do të jenë në formë dëbore 🌡️ TEMPERATURAT Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për ditën e hënë pritet të jenë: Bregdeti: 7 – 12 °C Vendet e ulëta: 2 – 12 °C Vendet malore: -1 – 5 °C 🌬️ ERA Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, pa problematika të theksuara për qarkullimin apo aktivitetet e përditshme. Meteorologët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes në zonat malore, ku temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës mund të krijojnë vështirësi në ...